Unazë mesingu për tubat stabil shumështresor me ngjyrë nikel-argjendi.

Gama e plotë e fitingjeve dhe tubave me kualitet të lartë të mesingut e përdorur në të gjitha llojet e ndërtesave për më shumë se 20 vite. -Për instalimet e ngrohjes dhe ujit të pijshëm pa përmbajtje të plumbit, dhe rezistente ndaj çarjes-tensionit-korrozionit. -Lidhja e patentuar me mëngë rrëshqitëse “sliding sleeve connection” garanton instalim të drejtëpërdrejtë dhe të sigurt dhe siguron higjenë dhe siguri të përsosur të ujit të pijshëm. -Teknika e lidhjes PRINETO nuk kërkon O-unazë dhe ka një sipërfaqe të ngjitjes që është disa herë më e madhe se në lidhjet e zakonshme. Kjo do të thotë 100% higjenë dhe siguri. -Për më tepër teknologjia e lidhjes PRINETO lejon kalimin e sasisë më të madhe të ujit, duke qenë se diamteri i tubit qëndron pothuajse i pandryshuar brenda fitingut (teknika e zgjerimit). -Veglat e punës të dizenjuara në bashkëpunim me klientët, garantojnë menaxhim dhe shpejtësi në vendpunishte. Pikat fundore të pajisjeve PRINETO kanë një strukturë të tillë që është e pamundur të bëhet ngjeshja e tepërt e lidhjes.

Unazat nga mesingu me nikel ngjyrë argjendi, për gypat shumështresorë nga kompoziti. -Për siguri dhe higjenë të qëndrueshme. -Instalim i lehtë pa ngjitje ose saldim. -Plotëson të gjitha normat e instalimit për higjenën e ujit të pjshëm, licensuar nga Agjensia Gjermane Federale e Ambientit.

 

 

Dimensionet në dispozicion [mm]:
16/17x2,0, 20 , 25