• Nuk ka mirëmbajtje
• E qëndrueshme ndër vite
• Kursime të mëdha energjie.
• Jetë të gjatë
Sistemi i ri i gypave i projektuar për instalime të brendshme, të jashtme dhe nëntokësore, ofron kursime të çertifikuara të energjisë, qëndrueshmëri në kohë, duke mbetur i paprekur nga ngarkesat mekanike, i pandikuar nga lagështia dhe rrezatimi diellor (UV). Sistemi i ri tejkalon kërkesat konvencionale të izolimit dhe ofron zgjerim më të vogël linear.
Sistemi PPR i Paraizoluar, Aqua Plus Prins, u vlerësua, duke zënë vendin e parë, në konkursin Made in Greece, si produkti më inovativ i prodhimit grek për periudhën 2018-2019.
Përparësitë themelore Aqua Plus PRINS:
Izolim i njëtrajtshëm nga poliuretani kompakt. Dendësia është më e madhe se 60 kg/m3, sipas EN 253.
Mbushje universale e të gjitha sipërfaqeve.
Prandaj shmangen efektet e lëngëzimit dhe të bllokimit të ajrit.
Tub UPVC i cilësisë së lartë, pa plumb, me stabilizim ndaj rrezeve të diellit (mbrojtje nga rrezet UV), vetë-shuarës dhe shtypës tymi, i kategorizuar në specifikimet B1 (nuk e përhap zjarrin).
Material vetëshues, nuk e përhap zjarrin.
Tubi i ri ka zgjerime lineare më të ulëta nga bakri (α=0,016 mm/m/C°).
Zgjerimi termik linear më i ulët me 40% krahasuar me PP-R të përforcuar me tub tekstil me fije qelqi.
Vetitë e shkëlqyera termoizoluese të poliuretanit (λ=0,021 W/mK) kanë efekt në uljen e humbjeve me 41-58% krahasuar me kërkesat klasike të izolimit (λ=0,04 W/mk).
Është material i papërshkueshëm nga uji.
Nuk preket nga insektet, brejtësit dhe kushtet e motit.