• Detektim automatik i gabimeve
• Mbrojtje termike dhe nga ngrirja
• Mbrojtje nga mbishtypja
• Eficience e lartë
• Instalim i lehtë
• Mediumi punues: Ujë
Seria e chillerave nga prodhuesi SAMSUNG është e përshatshme për një rang të gjerë të aplikimeve. Me aftësinë për të ndërruar ciklin mundëson ngrohje gjatë dimrit dhe ftohje gjatë verës.
Kapacitetet e ndryshme të kësaj serie nga 65, 80, 130, 160 deri në 249 kW dhe mundësinë për lidhje të përbashkët deri në 16 module, kjo seri ofron zgjidhje për të gjitha madhësitë e objekteve duket siguruar që shpenzimet për ngrohje dhe ftohje të jenë minimale.
Koontrolleri mundëson që të kombinohen të gjitha modulet e shumë njësive të lidhura në sistem, deri ne 2200 kW. Kontrollë detale për parametrat e secilit modul dhe diagnostikë për chillerat.
Balancim i punës së kompresorëve. Kjo seri e chillerëve mundëson që kompresorët e lidhur në një sistem të punojnë ne mënyrë të balancuar për tu siguruar që kurrë të mos mbetet ngarkesa vetëm në njërin chiller. Kjo mundëson që të zvogëlohet numri i nisjeve dhe fikjeve të kompresoreve dhe në këtë mënyrë të zgjatet jeta e tyre.
Ventilatorë me zhurmë të vogël.
Kjo seri vie me ventilatorë me zhurmë të vogël të dizajnuar posaqërisht për këtë seri. Kombinimi i sistemit të fletëzave të ventilatorëve me motorët e potatçëm për këto pajisje mundëson që përkundër kapacitetit të madh, zhurma të jetë shumë e vogël.
Gas ekologjik.
Chillerat përdorin gas ekologjik R410A i ciki ka efekt shumë më të vogel në shtresn e Ozonit. Gjithashtu, për dallim nga freonët tradicional, R410A nuk është helmues dhe nuk është i djegshëm.