Pomp termike TDM PLUS

R32
ClimateHub Mono
Na kontaktoni në numrat:
📞 045 106 101
📞 045 106 102
📞 049 277 968

Zgjidhjet e klimatizimit të Samsung synojnë të ndihmojë njerëzit të gjejnë opsionet e përshtatshme të klimatizimit, që të mund të ndihen dhe të jetojnë më së miri jetën e tyre – qoftë gjatë punës, argëtimit apo pushimit. Ne jemi të përkushtuar ndaj ofrimit të zgjidhjeve me efikasitet më të lartë energjetik me zgjidhje novatore frigoriferike apo për ftohje, ngrohje, ujë të ngrohtë për banesa dhe ndërtesa inteligjente. Për çdo hapësirë ku njerëzit krijojnë përvoja të paharrueshme së bashku, qofshin këto hapësira komerciale apo shtëpi banimi.

EHS TDM Plus është një zgjidhje gjithëpërfshirëse që furnizon ujë të ngrohtë për radiatorët e nxehtësisë, dyshemetë dhe sistemet sanitare, së bashku me ajër të ngrohtë apo të ftohtë, për të krijuar një mjedis të rehatshëm gjatë gjithë vitit. Duke qenë se këto burime të ngrohjes dhe të ftohjes mund të përdoren veçmas apo së bashku, ai është i përshtatshëm për përdorim në disa raste të ndryshme. Pra, ai mund të përshtatet për të përmbushur nevoja të veçanta, duke siguruar rehati dhe prakticitet maksimal.

 

Sistemi TDM Plus është sistem tërësor ajër-ujë (A2W) dhe ajër-ajër (A2A) për një zgjidhje të plotë klimatizimi për shtëpinë.

Mund të përdoret gjatë gjithë vitit për ftohje dhe ngrohje, për t’iu përgjigjur një larmie situatash e nevojash të ndryshme të përdoruesve. Mundëson ngrohje/ftoje nën dysheme dhe ngrohje me radiator, si dhe ofron mbështetje ftohjeje ajër-ajër (A2A) me opsione të ndryshme për kondicionimin e ajrit. Potenciali i sistemit mund të maksimizohet duke e lidhur në rrjetin inteligjent apo me energjinë diellore (PV).