• Ngrohje efikase
• Temperatura uji të ngrohtë prej deri në 70°C
• 35 d(BA) modaliteti i heshtur
• Projektim cilësor
• Instalim dhe mirëmbajtje e lehtë
• Rendiment i qëndrueshëm në ngrohje në -25°C
EHS Mono HT Quiet, një pompë ngrohjeje me temperaturë të lartë, zhurmë të ulët, ideale për tregun e rinovimit të banesave. Ajo ndërthur veçoritë e avancuara dhe teknologjitë e reja për të arritur temperatura të larta të ujit dhe nivele të ulëta të zhurmës. Gjithashtu, kjo pompë e ngrohjes e projektuar me stil, ka kapacitetin të ofrojë me efikasitet rendiment ngrohjeje* 100% edhe në mot tejet të ftohtë (në temperatura të ulëta deri në -25°C¹). Ajo është gjithashtu e lehtë në instalim dhe mirëmbajtje.
Ngrohje efikase
EHS Mono HT Quiet është një sistem pompe ngrohjeje që siguron ngrohje (SCOP* i A+++)² dhe ujë të ngrohtë me efikasitet energjetik për shtëpinë tuaj. Për të gjeneruar 5,0 kW energji, ai konsumon vetëm rreth 1 kW energji elektrike dhe pjesën tjetër e grumbullon nga ajri³.
*SCOP = Koeficienti sezonal i rendimentit.
Temperatura uji të ngrohtë prej deri në 70°C
Shumë banesa në Evropë po përdorin radiatorë më të vjetër që kërkojnë një temperaturë uji të ngrohtë prej 65°C ose më të lartë për të ngrohur dhomat me efikasitet. Shumica e pompave të zakonshme të ngrohjes funksionojnë në temperatura nga 55°C – 60°C. Nga ana tjetër, EHS Mono HT Quiet i ri është në gjendje të sigurojë vazhdimisht ujë të ngrohtë deri në 70°C për qëllime të ngrohjes së banesës4. Kjo mund ta bëjë atë një zëvendësues të përshtatshëm për bojlerët me gaz, pasi ofrojnë një temperaturë të lartë të ujit në largim.
35 d(BA) modaliteti i heshtur
Falë teknologjive novatore të reduktimit të zhurmës, EHS Mono HT Quiet (i certifikuar me Quiet Mark) funksionon në nivele zhurme të ulëta deri në 35 d(BA)5, duke përdorur një modalitet qetësie me 4 nivele. Njësia e jashtme e pompës së ngrohjes vjen me një sistem izolimi akustik me dy shtresa të përshtatur me një dizajn të patentuar me panele shajaku me brazda6, i cili bllokon dhe përthith me efikasitet zhurmën e krijuar nga pjesët me kompresion dhe dridhjet.
Projektim cilësor
EHS Mono HT Quiet ndërthuret më së miri me fasadën e çdo ndërtese dhe vjen në ngjyrë gri të errët, që harmonizohet me tendencën aktuale të projektimit për fasadat e ndërtesave moderne. Njësia e jashtme, rreth 1 m e lartë, vjen me një strukturë të re rrjete të zezë horizontale, që nuk lejon shikimin e pjesëve të saj mekanike të brendshme.
Instalim dhe mirëmbajtje e lehtë
Njësia e jashtme e EHS Mono HT Quiet është projektuar për të qenë e thjeshtë në instalim dhe mirëmbajtje. Pjesët e brendshme të pompës së ngrohjes janë lehtësisht të aksesueshme nëpërmjet panelit anësor që mund të hiqet lehtësisht duke zhvidhosur tri vida. Kjo kursen kohë dhe përpjekje të konsiderueshme gjatë procesit të instalimit dhe mirëmbajtjes.
Rendiment i qëndrueshëm në ngrohje në -25°C
Kjo pompë ngrohjeje ka kapacitetin të ofrojë me qëndrueshmëri rendiment ngrohjeje 100%⁸ edhe në mot tejet të ftohtë (në temperatura të ulëta deri në -25°C⁹). Shkëmbyesi i zgjeruar i nxehtësisë transferon më shumë nxehtësi njëherësh dhe një Scroll Compressor i ri e kompreson freonin në presion më të lartë, ndaj punon qëndrueshëm në temperatura të ftohta.